Berisha: Rama i futi thikë pas shpine PD me dorën e pengut…

Ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson ditët e sotme në Shqipëri si më të vështirat në 30 vitet e fundit.

Për Berishën, nuk është vetëm një regjim të cilin e konsideron kakistokraci, por Rama i ka futur tashmë thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha.

Ai thotë se Rama ka marrë peng kreun e opozitës dhe çdo minutë, orë e ditë u vret të ardhmen shqiptarëve.

ADVERTISING

‘’Se këtu s’ka siguri, se këtu s’të konsiderojnë të ardhmen. Rama u vret çdo minutë, çdo orë, çdo ditë të ardhmen shqiptarëve.
Miqtë e mi, asnjë komb, asnjë vend, nuk prosperon, nuk begaton, nuk zhvillohet në rast se nuk kujdeset kush për interesin kombëtar.
Interesi kombëtar është ai interes që konvertohet në mirësi për çdo qytetar të atij vendi. Kurse sot interesi kombëtar i shqiptarëve i është besuar Beogradit, Aleksandar Vuçiçit, kriminelit më të madh të luftës në Europë.
Neobllokmenët, në plaçkitje të pasurisë shqiptarë kanë tejkaluar me dhjetëra herë baballarët e tyre bllokmenë mizorë.
Kemi 8 vite që endemi si në shkretëtirë me dyert e Europës të mbyllura. Kemi 8 vite që ne jo që nuk ecim drejt Europës, por përkundrazi shohim ndonjëherë drejt Azisë. Miqtë e mi, të dashur qytetarë dhe qytetare të Fierit, historia jonë është e dhimbshme, histori mbijetese. Por për ne, për brezat që vijnë, fëmijët e fëmijëve tanë e në vazhdim një shtyllë është shtylla e të gjitha shtyllave.
Një shtyllë na e lanë rilindasit tanë dhe kjo është drejtimi perëndimor. Ngado të na çojë Edi Rama, Rama do të na çojë ne nga e çojnë kontot bankare, xhepi dhe karrigia e tij.
Jo, ne jemi e do mbetemi ashtu siç, jemi komb i lashtë, por rilindjen nuk e kemi të lashtë, por të shekullit të 19-të.
Kisht vuajtur, kishte pësuar trauma të mëdha kombi ynë, por ata ringjalljen, rilindjen e shihnin te vokacioni perëndimor i popullit shqiptar. Integrimin në BE e kemi interes jetik kombëtar, do bëjmë gjithçka të ecim drejt saj.
Në 30 vite këto janë ditët më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo vetëm për faktin miqtë e mi se ne sot kemi një regjim i cili në Greqinë e Lashtë quhej kakistokracisë, më i keqi, por për faktin se sot, sot, duke marrë peng kreun e opozitës, Edi Rama i futi një thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha. ‘’- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Loading...