Reperi Fero është goxha aktiv me koncerte dhe projekte të reja muzikore.
Në një video të publikuar nga “Insajderi”, Fero shihet teksa përleshet fizikisht me disa persona në një diskotekë në Mitrovicë.
Në video shihet se një numër i madh i personave përfshihen në atë sulm që ndodhi për pak minuta.
Por, pas kësaj ishte vetë menaxheri i Feros i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar duke thënë se atij nuk i ka ndodhur asgjë.
“hahahahah mos u gzoni se as me prek skan mujt se e ka sigurimin e fort po ky sosht djal i lig me ik tramen si Taysoni e ka, 2 metra djal ku te rrok sbin bari mo aty”, ka shkruar Met Elshani. /Lajmi.net/
Loading...