Një mbështetës i Sali Berishës nga qyteti i Fierit i ka thënë ish-Kryeministrit Berisha, gjatë takimit me demokratët se uron të mos vdesë pa e parë atë në krye të PD-së.
“Kadri Kamberi quhem, jam anëtar i vjetër. Kush ka lindur e nuk ka vdekur, por ishalla nuk vdes pa iu parë edhe njëherë në krye të PD-së, edhe njëherë në qeveri. Kjo qeveri po na nxin jetën, nuk dëgjojmë dot lajmet. Më falni ka njerëz që flenë në kasolle. Mos paça vdekje pa iu parë edhe njëherë në krye të PD-së!”-ka thënë i moshuar
Loading...