Në një prej udhëtimeve të tij të punës, fotografi Wesley White ishte në Belize dhe mezi priste të shijonte panoramat origjinale të vendit.
Një ditë, gjatë qëndrimit të tij, ai mori një kanoe dhe u nis drejt një ishulli të vogël, kur pa një qen duke ngordhur urie që ecte rreth vendit.
Megjithse qeni ishte vetëm kockë e lëkurë, ai përsëri ishte shumë miqësor.
“Me bisht të syrit pashë padashje që ai tundte bishtin”, thotë” Wesley më vonë.
Ai kishte kërkuar aty se mos kishte njerëz që mund të kujdeseshin për të, por vendi ishte i krejtësisht i zbrazuar ndërsa qeni nuk dukej se mund të jetonte një tjetër ditë.
Kështu që Wesley bëri gjënë e përgjegjshme dhe mori qenin në kanoen e tij, për ta marrë në hotel e ta ushqyer.