Ka nisur tashmë operacioni i policisë, të cilët kanë hyrë në ambientet e brendshme të shtëpisë së Adriatik Llallës, për të ekzekutuar në këtë mënyrë urdhrin e SPAK: arrestimin e ish kryeprokurorit, i cili u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme të Apelit.
Ndërkaq, askush prej avokatëve të ftuar në ‘Open’ ditën e sotme nuk ishin dakord me mendimin e avokatit Sajmir Visha, i cili tha se policia ishte gabim pasi prokuroria do të njihet me vendimin e gjykatës, në të kundërt nuk ka të drejtë të nxjerrë një ekzekutiv.
Avokatët Gjokutaj dhe Ngjela iu ‘kundërvunë’ Vishajt me tone të larta duke thënë se urdhri është nxjerr nga SPAK dhe duhej vënë në zbatim nga policia.
Genc Gjokutaj: Ore me kë po flet ti? Ne po bëjmë debat juridik ti thua show. Se njeh ti Llallën edhe ti thua bëjmë show.
Spartak Ngjela: Na lër rehat tani!
Genc Gjokutaj: SPAK ka nxjerr urdhër ekzekutivi, ku është problemi këtu?!
Kujtojmë se policia doli ‘duarbosh’ pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Llallës. Nuk dihet ende vendndodhja ekzakte e Llallës, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kujtojmë se, më 9 shator ai është nisur drejt Italisë për t’u kuruar, ndërsa nuk dihet destinacioni i tij final.