Një makinë ka aksidentuar këmbësorin 34-vjeçar, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë.
Policia njofton se i riu është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aks identuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.
Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ak sidentit.
Loading...