Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës, pas një operacioni. Bëhet me dije se ajo iu nënshtrua një ndërhyrje për shkak të një infeksioni në zorrë, por pas ndërhyrjes kaloi në gjendje shoku, e për pasojë më pas humbi jetën.
E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, është paraqitur në urgjencë mëngjesin e djeshëm, ndërsa ndërroi jetë rreth orës 21:00.
Nuk dihet ende se çfarë komplikacionesh mund të ketë pësuar e reja, ndërsa për ngjarjen nuk bëhen me dije të tjera detaje.
Loading...