Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Gjirokastrës. Sipas burimeve, mbrëmjen e kaluar ka pasur një telefonatë anonime në polici në lidhje me Lazaratin po nuk dihet mesazhi i saj.
Ajo që mësohet është se menjëherë policia ka shkuar në fshat dhe ka ushtruar kontroll në varrezat e fshatit. Operacioni është zhvilluar rreth orës 22:00 të mbrëmjes.
Pas kontrolleve policia nuk ka gjetur gjë dhe është larguar. Nga ana e policisë nuk ka njoftim zyrtar për këtë aksion të orëve të vona.
(BalkanWeb)
Loading...