La alkolin por e gjeti belaja me varësinë tjetër

Kur bëhet fjalë për Paul Gascoigne, është e lehtë ta përmbledhësh si ish-futbollist dhe njeri me klishenë më klasike që ekziston: gjeni dhe pamaturi… Dhe “Gazza” ka bërë gjithçka për ta konfirmuar këtë “etiketë”, brenda dhe jashtë fushës.

Midis goditjeve “master” drejt portave kundërshtare, lëndimeve shumë serioze, shakave legjendare dhe shumë e shumë probleme me varësitë, anglezi mbetet një nga emrat e mëdhenj në historinë e futbollit botëror. Çfarë mund të kishte bërë, nëse do të punonte vërtet shumë?

Ndoshta do të kishte rivalizuar me yje të tjerë të këtij sporti për në podium. Siç tha vetë në dokumentarin e tij autobiografik, 90 minutat në fushë ishin çlirimi i vetëm nga një botë, në të cilën ai kurrë nuk ka qenë i qetë. Referenca janë problemet që e kanë pllakosur gjithmonë.

Dhe nëse varësia e tij më e famshme ishte ajo ndaj alkoolit, anglezi tha gjithashtu se kohët e fundit ishte shtuar një tjetër: ajo nga rrjetet sociale. Një botë intriguese, por gjithmonë e rrezikshme. Në të, rreziku i përhumbjes dhe i shkëputjes nga jeta reale është gjithmonë pranë, çka Gascoigne e konfirmoi për podkastin “AnythingGoes”: “Isha bërë i varur, isha vazhdimisht qëndroja tërë kohën në internet”.

Rangers legend Gazza delights fans as he unveils new look on Twitter – Daily Record

I janë dashur disa kohë për t’u larguar nga bota virtuale, me profilet e Instagram, Facebook dhe Twitter joaktive për një periudhë të konsiderueshme. Dhe “Gazza” po përpiqet të mos bjerë përsëri në tundim: “Unë e shijoj jetën aq sa mundem dhe përpiqem të marr maksimumin nga ajo që kam”.

Ka vend edhe për armikun tjetër të madh, shishen e alkoolit. Në një kohë të komplikuar për të gjithë botën nga pandemia, Gascoigne shpjegoi se arriti t’i mbante “demonët” larg. “Unë e di që jam një person shumë më i lumtur kur nuk pi. Ndonjëherë mund të jem një pijanec vërtet i trishtuar.

Vitin e kaluar, jo vetëm unë, por i gjithë vendi kishte shumë vështirësi në punë. Për fat kam pasur angazhime të reja dhe kam qëndruar në rrugën e duhur”. Angazhime të reja që madje e çuan në “Ishullin e të Famshmëve”, program në të cilin ishte një nga konkurrentët më të dashur nga publiku.

Sigurisht, ka pasur shumë “reality show”, që me kalimin e viteve janë përpjekur ta kenë atë si konkurrent. Por, duke pasur parasysh situatën, ia doli të qëndronte në një ishull të shkretë pa qenë në gjendje të përdorte celularin dhe ishte më i vlerësuari nga të gjithë…

Loading...