Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë,në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet është pothuajse e zhveshur, pa bimësi. Duke qenë e tillë, në dimër kur rreshjet s’kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta. Ato vijnë deri në qytet. Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga njëra-tjetra me një të tillë.
Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë. Ajo ka pasur lidhje jugore me Janinën, me bregdetin shqiptar, Vlorën,dhe pellgun e Delvinës. Nëpërmjet grykës së Këlcyrës lidhet me qendra të tjera të Shqipërisë jugore. Është e lidhur gjithashtu me Kurveleshin e Sipërm dhe të Poshtëm, Lunxhërinë, Dropullin e Poshtëm, Pogonin, Zagorinë etj. Mali i Gjerë në rrëzë të së cilit është vendosur Gjirokastra, e ndan qytetin nga bregdeti.
Të veçantat e Gjirokastrës
Ajo çka e bënë Gjirokastrën goxha të njohur janë vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë, çative me dërrase dhe kalldrëmeve.Aty mund të vizitoni qendrën historike, pazarin unikal, kalldrëmet e tij karakteristike, kështjellen madhështore. Ku përveç se mund te vizitoni “Muzeun e Armeve” do mund edhe tju ofrohet një pamje spektakolare nga lart. Në Gjirokastër gjithashtu ju mund të vizitoni muzeun Etnografik, banesat karateristike te Zekatëve, Kadarejve, Çabejve etj.
Gjirokastra e festivaleve
Që prej vitit 1968 Gjirokastra ështe qyteti i festivaleve folklorike kombëtare.Për çdo katër vite mblidhen në kështjellë grupe popullore nga Shqipëria,Italia , Kosova , Mali i zi , diaspora.Kjo ka sjellë në paraqitjen dhe trashegiminë e vlerave folklorike Shqiptare.