Trågjedìa e Gërdecit! Pas hapjes së çështjes, reagon vëllai i 7 vjeçarit që humbi jetën

Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vr arë në trag jedinë e Gërdecit, thotë se në gjyq nuk duhet të jetë vetëm Fatmir Mediu, por të thirren edhe të tjerë. Në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta, ai tha se mund të dalin prova të reja dhe mund të thërriten dëshmitare.

‘Nuk kemi pasur shpresa se ky vendim do të vinte, por ja ku jemi sot përpara këtij fakti, presim drejtësi për ata njerëz të pafajshëm në atë tragjedi kanë qenë të lidhura tre gjera, politika, populli dhe korrupsioni. Shpresojmë që populli të dë nojë politikën dhe korrup sionin. Kemi bërë apelim ndaj vendimit të shkallës së parë, kemi qenë në çdo proces gjyqësor. Vetëm familja Durda ka bërë 760 procese gjyqësor për procesin e Gërdecit.

Për Fatmir Mediun është vetëm familja Durda. Shpresojmë që ky të jetë fillimi për drejtësinë. Duhet të kemi parasysh që mund të dalin prova të reja, mund të thërriten dëshmitare, mund të thirren edhe sypeshkaqenë në gjykatë. Dihet kush është sy peshkaqeni. Nëse familja Durda fillon proceset gjyqësore ne Shqipëri është një person që vazhdon proceset gjyqësore në një shtet tjetër kundër një shteti tjetër.’- tha Durdaj.

Loading...