Kur kanë kaluar më shumë 13 vite, familja e Edisonit të vogël që humbi jetën në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec në 15 marsin e 2008-s, tashmë kanë një dritë shprese për të gjetur drejtësinë e munguar.
GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani.
Për familjen Durdaj vendimi për rihapjen e hetimeve të dosjes Gërdeci është një hap i rëndësishëm për të vendosur drejtësi për atë tragjedi të marsit 2008.
“Ky është një hap i rëndësishëm.
Ne kërkojmë drejtësi, gjykata të ma thotë se cilat ishin arsyet që ccuan në vdekjen e fëmijës tim”, ka thënë në një lidhje telefonike për Report Tv, Zamira Durdaj, e cila në Gërdec humbi djalin e saj 7-vjeçar.