Këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur si “Stresi”, ka reaguar lidhur me ngjarje e ndodhur një ditë më parë, ku u mor peng Kozak Braçi dhe më pas u lirua.
Në një komunikim në”Instagram” me një tjetër person, Stresi shprehet se është kundër ofendimeve në rrjetet sociale.
Sipas Stresit, “këta zgjodhën rrugën më të lehtë, pasi ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja”.
“Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë.
Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me tu shajt në publik familja.
Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot”, tha reperi.