SPAK ‘zbarkon’ në zyrat e Kadastrës në Vlorë, shkarkohet drejtuesi, ja kush emërohet në vendin e tij

Prokurorë të SPAK kanë mbërritur paraditen e kësaj të premteje në Kadastrën e Vlorës, për nisjen e hetimeve mbi dosjet korruptive, raportohet se prokurorët e SPAK ndodhen në Kadastrën e Vlorës prej disa orësh, ndërsa derimë tani nuk raportohet për prerjen e ndonjë fletëarresti. Kjo ”vizitë” e SPAK shoqërohet dhe me lëvizje në radhët e drejtuesve ku është larguar Klodian Troci dhe në vendin e tij është emëruar Reinard Meta.

Meta, i cili është emëruar tashmë në krye të Kadastrës së Vlorës, më herët ka qenë në role drejtuese në Kadastrën e Tiranës. Kadastra e Vlorës është një prej institucioneve më të paqëndrueshme sa i takon drejtuesve, ku brenda një viti janë ndryshuar 10 drejtor, ndërkohë që pronat në jug duket se janë dhe ”patatja” e nxehtë që kërkon të marrë një zgjidhje afatgjatë.

Loading...