Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka mbërritur këtë pasdite në selinë blu, për të zhbvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Gazetar Osman Stafa tha pak më herët për ‘BalkanWeb‘ se ky është ballafaqimi i parë i znj.Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.
Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.
Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.
(BalkanWeb)