Autoritetet ruse kanë dëbuar një diplomat suedez nga Moska, duke e urdhëruar të braktisë vendin. Po ashtu edhe Ministria e Jashtme suedeze ka konfirmuar dëbimin e diplomatit të tyre nga Rusia.
“Ministria e Jashtme suedeze refuzoi dy aplikime ruse për viza diplomatike. Rusia u kundërpërgjigj duke ftuar diplomatin suedez në ambasadën në Moskë që të braktisë vendin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Suedisë, Vilhelm Rundquist.
Ai shtoi se Suedia “shpreh keqardhje” për vendime të tilla, duke mos zbuluar detaje nëse diplomati i tyre tashmë është kthyer në Suedi.
Gjithashtu nuk tha se për cilin diplomat suedez bëhet fjalë dhe as cilat janë arsyet e refuzimit të aplikimeve ruse për viza.
Gazeta “Stockholm Expressen”, duke cituar burime anonime, tha se diplomatët rusë më parë kanë punuar për inteligjencën ruse. Sipas mediave suedeze, diplomati i dëbuar suedez ishte atashe i kulturës.(Balkanweb)