Zhduket 31-vjeçarja shqiptare në Greqi, ja emri….

Një 31-vjeçare shqiptare, është zhdukur që prej datës 17 dhjetor pranë kufirit grek-shqiptar, në Follorinë. Mediat greke duke iu referuar policisë kanë publikuar të dhënat dhe foton e shqiptares që banonte në Greqi. Ajo është identifikuar si Aurora Mici. Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhup të zi, atlete të bardha dhe kishte një çantë të zezë.

Në të dhënat e policisë thuhet se jeta e saj është në rrezik dhe shënuar me “silver alert”. Kërkimi ka nisur me urdhër të policisë greke. Ndërkohë që thuhet se ka një shenjë djegie në dorën e saj të djathtë.

Deri më tani me gjithë kërkimet policia nuk ka gjetur asnjë shenjë të saj, ndaj autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të shqiptares.

Aurora Mici

(m.k/BalkanWeb)

Loading...