‘Si me ken tu shku me rujt lopët’/ Arbana Osmani shtang ndjekësen me përgjigjen

Arbana Osmani ka udhëtuar drejt Italisë për të vizituar studion e madhe të “Grande Fratellos”, ndërkohë që këtu po bëhen përgatitjet e fundit për “Big Brother VIP”.
Moderatorja publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkrepur në studion e programit italian, në të cilën shfaqej krah Alfonso Signorini. Mes komenteve të shumta, Arbanës nuk i ka shpëtuar një kritikë që një ndjekëse i bëri.

“Du me ta ba një ‘vërejtje miqësore’. Thjesht për zog qejfit për një kafe me ‘Chemin’ vishesh, lyhesh e rregullohesh, më del miss… Shkon në një vend kaq madhështor në kontakt me njerëz shumë të njohur, në një vend kaq gjigand… vishesh si me ken tu shku me rujt lopët”, i shkroi ndjekësja.

Osmani vendosi t’i përgjigjej publikisht kështu: “Jam veshur që të jem rehat se kam ardhur për punë, jo për qejf”.

“Big Brother VIP” do të nisë transmetimin në muajin tetor dhe do të jetë live dy ditë në javë, ndryshe nga herët e tjera.

Loading...