Pjesë e axhendës së Ramës ishin sot edhe takimet me krerët e partive opozitare në Kosovë. Mes tyre edhe Ramush Haradinaj. Pas takimit me Ramën, Haradinaj u ndal me gazetarët për të treguar se për çfarë kishte biseduar me kryeministrin e Shqipërisë.
“E falënderova për ardhjen në Kosovë, në një moment ku ka shumë zhvillime”, deklaroi ish-kryeministri kosovar, i cili dha shkurtimisht edhe mendimin e tij për iniciativën e Open Balkan, që përfshin Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Nuk patëm rast ta diskutojmë. Unë e mirëpres këtë iniciativë, por duhet të vij pas njohjes së Kosovës”, tha Haradinaj, i cili shtoi se me kryeministrin shqiptar ka diskutuar edhe për disa projekte infrastrukturore madhore, si hekurudha që mendohet të lidhë Shqipërinë me Kosovën.