Si te gatuajmë bakllavë turke në shtëpitë tona

Bakllava turke është specialiteti për festën e fund Vitit.

Përbërësit për një tavë mesatare:
– 1 kg miell
– 1 gotë kos
– 3 vezë
– 1 gotë vaj
– arra 500 gram të qëruara
– gjysëm kg gjalpë
– 1 kg niseshte
– pak kripë
– 1 lugë kafe lëng limoni
– për shërbetin 2 kg sheqer

Si te gatuajme bakllava turke – Receta gatimi për bakllava turke. Për të gatuar bakllava turke veprojmë në këtë mënyrë: Në një tavë hedhim miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë, vezët, kosin, vajin kikirik, kripën, uthullën dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa të na bëhet një masë brumi. E lëmë gati 1 orë në frigorifer të futur në një qese pastaj e ndajmë brumin në 3 ose katër pjesë në varësi të sasisë së brumit që do të na dalë. Çdo pjesë që e kemi ndarë do ta ndajmë në 21 brume të vogla (një petë do të dalë nga 7 brume të vogla). Kështu do të vazhdojmë ti bëjmë të gjitha pjesët e brumit që na kanë mbetur. I marrim një nga një brumet e vogla dhe i pudrosim me niseshte, duhet ti hedhim shumë niseshte. Marrim pecin dhe i hapim një madhesi të vogël petët mbasi i kemi hapur të 7 brumet e vogla në 7 petë të vogla i vëmë njëra mbi tjetrën dhe i hapim me pece duke e bërë në një petë të vetme. Pasi i kemi hapur të 7 petët në një të vetme sa është tava e shtrojmë mbi tavë. Në këtë moment do të hedhim arrat e grira sipas dëshirës keshtu do të vazhdojmë derisa të kemi hapur edhe petët e tjera, dhe pas cdo pete ne do të hedhim arrat domethënë do të behet me tre ose katër shtresa, kjo varet ne sa pjesë do ta ndajme brumin. Mbasi e kemi shtruar të gjithë tavën fillojmë e presim sipas dëshirës. Në momentin që është prerë e gjitha do të hedhim gjalpin e shkrirë në të gjitha ndarjet e copave. E lëmv ta thithi të gjithë gjalpin gati për 10 minuta dhe e fusim në furrë në temperaturë 100° ku e lëmë gati 3 orë. Furrën do ta ndezim pak më përpara në temperaturën 180° edhe në momentin që do të fusim tavën e gradojmë në 100°. Pastaj marrim një pjesë pete të vogël e fërkojmë me të dyja pëllëmbat dhe nëse ajo nuk thërmohet plotësisht ne do t’ja ngremë pak temperaturën 150° ose 160° në varësi te stufës dhe e lëmë deri sa të bëhet dhe të marrë atë ngjyrë që dëshirojmë. Në momentin që na ka marrë ngjyrën që duam e fikim furrën dhe tavës i vendosim një letër guzhine dhe e lëmë derisa të dali nxehtësia e madhe.

Përgatitja e shurupit:
Marrim 2 kg sheqer i hedhim në tenxhere dhe aty do të hedhim 1 litër e 400ml me ujë. I zjejmë 5 minuta nga momenti i zjerjes pastaj e hedhim të nxehtë në tavën me bakllava që na është vakur.

Loading...