Deputetja e PD-së Grida Duma vlerëson vendimin e kryetarit Lulzim Basha, për të mos e kaluar me referendum vendimin për përjashtimin apo jo të Sali Berishës.
Duma u shpreh e bindur se në një votim të tillë, shumica e demokratëve do të kishin zgjedhur qëndrimin e Berishës, por ajo tha se Basha e “mbajti në shpatullat e tij” vendimin, duke mos i lënë demokratët para një dileme aq të madhe.
Në një intervistë në “News24”, për ish-kryeministrin Sali Berisha, Duma tha se është historia e PD-së që duhet të qëndrojë e paprekur, por shtoi se së bashku me SHBA, Partia Demokratike duhet të ecë drejt fitores.
Pjesë nga deklarata e Grida Dumës:
Debatet në hierarkinë e PD me dyer të mbyllura duhet të mbeten të mbyllura. Nëse ka ndonjë gjë publike për të thënë…ajo që sot unë mund të them është që dot ne të bëjmë çfarëdolloj debati të jetë e mundshme, por të jetë konstruktiv dhe zgjidhës për sa i përket demokratëve të thjeshtë, është shumë e rëndësishme sot. Ajo që nuk e pranoj unë sot, është të them demokratët nuk e meritojnë këtë. Nuk e meritojnë.
Në këto 30 vite eksperiencë dhe takime, kam arritur të them që unë e dalloj që në portret një demokrat nga një socialist. Unë arrij të dalloj kriterin e tyre thelbësor në sy, mënyra se si shikojnë. Më kanë prekur mua kur më kanë thënë ne nuk duam hakmarrje, kam takuar të persekutuar që e kanë mbështetur PD-në me një shpirt humanizmi. Sot kur unë shikoj që në bazën e demokratëve ka qëndrime ndaj njëri-tjetrit, unë dua ta evitoj.
Ata që mbështesin Berishën janë plotësisht demokratë, detyra e lidershipit të PD është të bashkojë të shkuarën e vet me të ardhmen e vet, me të gjitha mjetet, fuqinë. Që mos të preket kurrë historia e tyre, që të jenë krenarë. Dhe bashkë me partnerin strategjik, SHBA, t’i çojë ata në fitore. Sot lë mënjanë vendimet e marra apo kushtëzimet mbi to, për ta parë PD si fituese me aleatët strategjikë. Sot na duhet në PD e bashkuar.
Aksionin e Berishës nuk e gjykoj, është vendimarrje e tij.
A do të votonin ata për Berishën që të qëndronte, pa diskutim besoj. Do të ishin mes këtyre dy dilemave. Përgjegjësia e Bashës për të mos e deleguar në nivel referendumi dhe për ta mbajtur në shpatullat e tij, është një përgjegjësi e vendimmarjes. Nuk mund të shmangnim të gjitha kostot.