Vasil Bedini
Vlora është një ndër destinacionet e mrekullueshme turistike që Shqipëria ka. Vendi ynë është një gur i çmuar, një destinacion unik relievi të thyer dhe që ofron gjithçka.
Në ditën botërore të turizmit, përfitoj nga rasti të përshëndes për mundin operatorët turistik të Shqipërisë dhe Jugut në veçanti.
Më shpresën që vitet e ardhshme të na gjejnë akoma më shumë në numër, më të kualifikuar dhe me më shumë turistë. Turizmi është e ardhmja e këtij vendi plot bereqet që është më i bukur nëse e duam dhe punojmë për të.
Kjo thirrje vlen për politikën pasi politikat për turizmin duhet të jenë më përfshirë, afatgjata dhe të qëndrueshme.
Loading...