Habit këngëtarja e njohur me deklaratat e saj: Isha në shkretëtirë, pata një takim të bukur me alienët

Këngëtarja Demi Lovato pretendon se dikur ka takuar një qenie jashtëtokësore dhe se përvoja ishte e jashtëzakonshme.

“Ne dolëm në shkretëtirë, në Joshua Tree, dhe unë pashë një rruzull blu që ishte rreth 15 metra larg, ndoshta më pak. Dukej sikur notonte mbi tokë diku te 3-4 metra dhe dukej sikur ishte duke mbajtur distancën nga unë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme.”- tha Demi gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “E! News”.

Sipas saj, së bashku me motrën, Dallas Lovato dhe mikun Matthew Scott Montgomery, ata po përpiqen të zbulonin të vërtetën në lidhje me fenomenet e UFO-ve. Demi shtoi se kjo eksperiencë i “ndryshoi mënyrën” se si e sheh botën.

“Ju keni një dyshim dhe pastaj krejt papritur ai konfirmohet. Kjo ndryshon realitetin tuaj,“- tha ajo.

Demi tha se kjo nuk është hera e parë që bashkëvepron me vizitorë jashtëtokësorë. Lovato shpjegoi në një intervistë tjetër se ajo u magjeps nga UFO-t pas një eksperience në festimet e ditëlindjes së saj të 28-të në vitin 2020.

“Kam pasur kontakte me alienët dhe ishte një përvojë goxha tronditëse. Që atëherë, fillova të kërkoj më shumë dhe doja të bëja një shfaqje në lidhje me këtë gjë.

Ne po vëzhgonim yjet dhe befas diçka u shfaq mbi ne në qiell. Unë e kuptova se jeta ime ndoshta do të ndryshonte në një mënyrë shpirtërore, sepse kam një lidhje shpirtërore edhe me këtë udhëtim,”- tregoi Lovato në atë kohë.

Lovato këmbëngul se alienët jetojnë mes nesh dhe janë qenie shumë të kujdesshme, shumë inteligjente që thjesht duan të mirën e planetit tonë.

Loading...