Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë.
Në një postim në “twitter”, teksa iu shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit dhe kolegëve të tij, ambasadorja Kim thekson se autorët duhet të dalin para drejtësisë.
“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policët dhe të tjerët në rradhën e parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin përpara drejtësisë”, shkruan ambasadorja Kim.
Loading...