Skandali/ Merrnin kredi me anë të kartave ID të të sëmurëve, flet infermierja: Isha në gjendje të vështirë ekonomike

Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hoxha janë dy të arrestuarat nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Elektro”.

Advertisements

39-vjeçarja Bardhollari mësohet se ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Si rezultat i hetimeve rezulton se infermierja e Spitalit vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për trajtim dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha.

Kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Infermierja Bardhollari pas arrestimit ka pranuar veprimet që kishte kryer me argumentin se gjithçka e kishte bërë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Loading...