Sëmuret papritur presidenti, Këshilltarja për media bën reagimin urgjent

Këshilltarja për media e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se presidenti ka anuluar disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.

Këshilltarja ka thënë se Vuçiç do të jetë në gjendje të takojë nesër presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Layen, e cila ka nisur një vizitë disa ditore në Ballkanin Perëndimor.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euroneës.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.

Loading...