Pas tërmetit të fuqishëm në Greqi, regjistrohen dy lëkundje të tjera të forta sizmike

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter që goditi dy ditë më parë Greqinë, disa lëkundje të tjera sizmike janë shënuar në sërish sot në Kretë.
Lëkundja e parë ishte me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, ndërsa e dyta me magnitudë 4.6 Rihter në orën 14:54 gjatë kësaj të mërkure.

Sipas sizmiologëve këto lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të madh që goditi këtë vend mëngjesin e së hënës.
Lëkundjet u ndjen mesditën e sotme, duke shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë dalë në rrugë, ndërsa disa prej qytetarë vijojnë të flenë në çadra.

Në Heraklion dhe veçanërisht Arkalochori, u shkaktuan dëme të mëdha, ku shumë banesa u dëmtuan dhe disa të tjera u shembën.

Loading...