Artan Hoxha shpjegon detaje të rënda nga vetëvràsja e Aldi Ramës, ja si e humbi jetën 21-vjeçari

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se nuk ka asnjë gjasë që Aldi Rama, i riu që vrau Saimir Hoxhën në krye të detyrës, të jetë që lluar nga policia. Hoxha deklaroi se ai mund të ketë qëlluar veten që në momentin e parë që janë dëgjuar të shtëna dhe përgjatë gjithë operacionit të RENEA-s nuk ka pasur negociata pasi i riu ka qenë pa ndjenja gjatë gjithës kohës.

Advertisements

“Personi në fjalë nuk që lluar nga policia, por nge shenjat që ka nuk tregojnë që ka tentuar të vrasë veten me qëllim. Kur dikush vret veten synon mjekrën nga poshtë lart, synon në gojë ose në ballë, gjen një pozicion të shkaktojë vde kje të menjëhershme. Efektivët thanë që kishin dëgjuar të shtëna arme gati një orë e gjysmë përpara. Aldi Rama duhet të kishte go ditur veten shumë kohë përpara se të shkonte policia atje. Kjo shpjegon faktin që ai nuk ka tentuar të vr asë veten. Ai ka rrëshqitur dhe mund t’i ketë lëvizur dora. Është go ditur në një cep të kokës dhe ka një drejtim të çuditshëm. Snajperi ka fuqi të madhe dhe nuk ngelet në kokë.

Nuk është vr arë me armë policie. Fakti që janë gjetur faktorë plotësues shenja të barutit tregon që është goditur nga fare afër, nga dora e tij. Pr edhat dalin nuk ngelen në kokë. Distanca e afërt ka bërë që ajo të mbetet në kokën e të ndjerit. Vi ktima nuk ka qenë i freskët. Është tentuar të negociohej, nuk është përgjigjur sepse ka qenë i go ditur në kokë që në momentet e para. RENEA gjeti njeriun aty ku ishin dëgjuar të shtëna. Ai nuk u përgjigj në asnjë moment. Nuk është negociuar fare sepse nuk kanë pasur mundësi të flisnin me të. Ai ka qenë jo koshient. Kjo është një rrethanë që dëshmon se ai nuk është goditur nga policia. Kjo mund të jetë aksidentale”, tha Artan Hoxha.

Ndalur te dinamika e vrasjes së Saimir Hoxhës, gazetari deklaroi se ata kanë ndaluar makinën ku po udhëtonte Aldi Rama dhe dy miqtë e tih për një kontroll rutinë pa e menduar se njëri prej tyre ishte i armatosur.

“Kishte kohë që policia e Shtetit nuk kishte pasur humbje jetësh. Kjo ngjarje më ngjan me ngjarjen e vitit 2015 ku u vr a Ibrahim Basha. E njëjta situatë sepse është fryma që kultivohet te këta të rinj që merren me një aktivitet të paligjshëm. Policia shqiptare zhvillon me dhjëtra veprime policore nga Konispoli deri në Malësi të Madhe me dhjetëra operacione për kanabis. RENEA ka gjithsej 80 trupa operacionale. Nëse sot bën operacion komisariati i Delvinës dhe ai i Hasit ku të shkojë më parë RENEA, shkruan abcnews.
Në makinë kanë pasur 9 bimë kan abisi me vete. Ata detyrën për atë ditë e kishin përmbushur. Gjatë rrugës kanë parë një makinë që nuk ka shumë lëvizje në atë orë të ditës. Duke qenë se nuk kanë gjetur njerëz te parcela kanë menduar se të rinjtë kanë lidhje me kana bisin. Ata kanë ndaluar në rrugë dhe kanë hapur krahun.

Dy oficerët e policisë janë hapur njëri në krahun e pasagjerit para dhe tjetri në krahun shoferit. Ai që shkon në pjesën e pasagjerit mbrapa është Saimir Hoxha. Dy të rinjtë e parë kanë dalë nga makina dhe kanë nxjerrë dokumentin e identifikimit. Ndërsa Aldi Rama ka nxjerrë pist oletë”, tha ai

Loading...