Lori Hoxha e ftuar në “Top Albania Radio” ka hedhur poshtë lajmet se Arjan Konomi do jetë opinionist në “Big Brother VIP”. Lori tha se do të ketë dy opinionistë në reality show dhe janë personazhe që nuk i kemi parë më parë në këtë profil.
“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arian Konomi (qesh)”, tha Lori.
Më herët është zbuluar se cila do të jetë ajo që do të prezantojë formatin e “Fun Club” dhe është pikërishtDojna Mema.