Për të gjithë artëdashësit së shpejti në Teatrin ‘Petro Marko’ premiera më e re ‘Budallenjtë’

Për të gjithë artëdashësit së shpejti në Teatrin ‘Petro Marko’ premiera më e re ‘Budallenjtë’
“Budallenjtë”…!
Gjithkujt i duket e çuditshme, kur qoftë edhe rastësisht, i bie të komunikojë me një budalla…!
Habitet me anormalitetin e tij ndaj perceptimit të gjithshkaje, në rradhë të parë të të menduarit e të të vepruarit, pa i hyrë pastaj më thellë e në detaje tollovisë së pa zhbirueshme të botës së tij dyst trunore…!
Po a e mendoni si do të ndiheni, kur përsëri rastësisht, të gjendeni në një komunitet apo në një fshat tërësisht me budallenjë…?!
Po, mo po, budallenjë që nga më i vogli e gjer tek më i lashti banor i tij…!
Një fshat që edhe emrin e ka si marria e mendjes së banorëve, Marrishte, e ku jeta në të, si nga një mallkim biblik, bëhet me ritmin e budallenjëve, me arsyetimin, llogjikën dhe inteligjencën e tyre, pra yrra byrra…!
Një fshat të tillë të çmendur, me banorë po të tillë të budallallepsur nga nënshtrimi profetik i një prijësi, i cili pret i marrosur si edhe fshati, një martesë fatlume që do të prishë magjinë e budallallepsjes totale, është skalitja perfekte që Neil Simon i ka bërë komedisë ” Budallenjtë”, me mesazhe të thella filozofike dhe aludime të qarta politike…!
Me një regji elegante plot gjetje dhe situatash komike të Roland Mingës, skenografi tepër funksionale e të talentuarit Drini Shehu dhe muzikë të mjeshtrit Artur Dhamo do të vi si premierë në fundjavë nën aktrimin brilant të Artan Islamit, Jorgaq Tushes, Eliona Thomaraj, Miola Sitaj, Astrit Mamajt, Ilirian Ali, Margent Caushit, Vladimir Abilaliajt, Matilda Avdulit, Enerest Dalipaj dhe Igli Fusha .
Nga e premtja dt. 8.10.2021, në teatrin “Petro Marko”…!/ Nga Genc Demiraj

Loading...