Ca pika malli – Poezi nga Petro L. Sota

CA PIKA MALLI

Në dorë gotën, pa ty, s’është e vetmja natë,
Në dritare shikoj qiellin, po me duket çudi,
Deri tek yjet, është vertetë një rrugë e gjatë,
Por, ndoshta jo kaq larg, për të ardhur tek ti…

Do doja ti kaloja, me dëshirë këto largësi,
Por ca pika malli, më ranë sonte në gotë,
Dhe ca grimca trishtimi, më pikojnë si shi,
E dehur mbase s’jam, por më duken si lot…

Lotë që gërryejne shpirtin, një shënjë e lënë,
Si erërat me stuhi, që edhe lisat i rrëzojnë,
Mbase yjet dhe hena, sonte s’duan të flenë,
Ndersa une, ne gotë, ca pika malli po shikoj..

Vetmija po me mbyt e shoh vetëm errësirë,
Ndërsa të mendoj ty e hapësirën midis nesh,
S’është çudi, që sonte për ty paskam dëshirë
Që më vjen nga larg, me stuhi e me rrebesh…

Dhe mbetëm këtu vetëm, me gotën pranë,
E mbushur sonte, me grimca trishtimi plot,
Kur shoh hënën dhe yjet që shumë larg janë,
Një dhimbje më pushton e s’përmbahem dot.

Petro L. Sota……….22 dhjetor 2018

Loading...