Qytetari alarmon para parlamentit grek: Do t’ju hedh në erë!

Një alarm është ngritur ditën e sotme para parlamentit grek. Cnn.gr shkruan se para momunentit të Ushtarit të Panjohur një burrë ka kërcënuar do të hidhte zonën në erë.

Sipas informacioneve, një burrë që ngistë një makinë rurale, teksa mbante një kanaçe me benzinë dhe vaj, bërtiti: Unë do t’ju hedh në erë

Ndërkohë që në makinë shkruhej: Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.

Pas kësaj, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke neutralizuar personin ende të pa identifikuar. Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar irakian të akuzuar për përfshirje në organizatën terroriste ISIS.

Loading...