Aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger i kanë rikthyer normalitetit pas më shumë se shtatë orësh ndërprerje të funksionalitetit të tyre. Vetë Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen dhe mosfunksionimin e përkohshëm të aplikacioneve.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Zuckerberg shkruan se e kupton se përmes këtyre shërbimeve njerëzit komunikojnë dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni,”- shkruan Zuckerberg.
Loading...