Modelja e njohur Zana Krasniqi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku si rrallë herë ka folur për jetën e saj private dhe karrierën e saj si modele dhe së fundmi si politikane.
Ajo ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri në politikë, ku po kandidon si asambleiste në Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Zana shprehet se nuk ka qenë shumë e angazhuar për shkak të 4 fëmijëve të saj që nuk dëshiron t’i lerë pas dore, por për të është shumë e rëndësishme dhe primare që ajo të mbrojë gratë dhe t’i mbështesë për çdo gjë përmes kësaj nisme që ka ndërmarrë.
Rudina Magjistari: Si ka qenë fushata, kur janë zgjedhjet në 17 Tetor?
Zana Krasniqi: Po, mirë po shkon, është diçka e re për mua. Nuk jam shumë aktive ndoshta për shkak të familjes.
Rudina Magjistari: Keni organizuar mitingje, ke marrë pjesë nëpër mitingje?
Zana Krasniqi: Po, por jo dhe aq. Është pak e vështirë kjo pjesë e mitingjeve sepse është diçka e re, nuk jam mësuar. Disa miq më thonë mos u bëj modeste, lype votën dhe unë i them që nuk di të lyp votën. Mirë po shkon për mua, por nuk jam duke bërë shumë fushatë sepse normal sepse nuk i kam shumë mundësitë se fëmijët nuk i lë anash për asnjë gjë. Jam e angazhuar, por jo aq shumë sa duhet të isha.
Mesazhi im është që… Mundohem të cek gjithmonë gratë për gratë sepse çështjet e mia lidhen gjithmonë me gratë. Po mundohem të takoj sa më shumë gra të cilat po mundohem t’i mbështes, dhe të lyp mbështetjen e tyre sepse mendoj që ne gratë fuqizohemi duke i ndihmuar njëra-tjetrës dhe duke e mbështetur njëra-tjetrën. /tvklan.al