Lajmi fundit/ Dy deputetë shqiptar do shpallen non-grata, detaje

Dy politikanë, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, do të shpallen së shpejti persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Siç është theksuar edhe më parë, të dy deputetët vijnë nga radhët e të majtës shqiptare. Nga burimet pranë Albanian Post, bëhet me dije se njëri prej tyre, është i përfshirë në politikë prej fillimit të viteve 2000.

Ndër të tjera, ai ka mbajtur më parë edhe poste ministrore. Të dy personat ndërkohë, vijnë nga bota e biznesit në skenën politike.

I dyti deputet ka një karrierë politike më të vonshme se i pari. Por, ka lënë shenjë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.

Të dy kanë qenë të zgjedhur në qarqe të mëdha të vendit me numër të konsiderueshëm votash. Rregullat e përcaktimit të tyre si non grata, nga ana tjetër, do të jenë të aplikuara njësoj si me rastet e mëparshme.

Pra, jo vetëm individi, por e gjithë familja do ta ketë të pamundur pas vendimit të shkelë në tokë amerikane. Emrat konkretë të dy deputetëve janë të njohur për redaksinë dhe së shpejti do të bëhen publik.

Vijimësia amerikane

Dy zyrtarët shqiptarë janë vijimësi e një lufte të hapur që SHBA-të i kanë shpallur korrupsionit në Ballkan.

Ndërsa dy priten të përcaktohen si non grata në Shqipëri në ditët në vijim, kjo nuk do të thotë se DASH-i do të ndalet me kaq.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës më 25 shtator, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në gjithë Ballkanin.

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, gjatë intervistës për Zërin e Amerikës

Katër kanë qenë përcaktimet e mëparshme si non grata, të cilat bënë bujë në Shqipëri. Fillimisht, ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u shpall më 15 shkurt 2018.

Më pas, më 16 prill 2018, e pati radhën Tom Doshi. Më tej, më 30 korrik 2019, ishte ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u përcaktua si i papërshtatshëm për të hyrë në territorin amerikan.

Së fundmi, por më i bujshmi, ish-kryeministri dhe kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Adriatik Llalla

Tashmë, radhën e kanë dy deputetë të zgjedhur nga e majta shqiptare në Parlamentin e Shqipërisë. Një paralajmërim i kahershëm i Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, se Amerika nuk do të tolerojë më zhvillimin e korrupsionit në Ballkan.

Loading...