Në ditët në vijim një pjesë e territorit shqiptar pritet që të përfshihet nga një mot i keq me reshje dhe stuhi. Observatori Kombëtar i Athinës thekson se vala e stuhisë nga Italia do të godasë Shqipërinë dhe Greqinë.
Sipas hartës së publikuar nga mediat në vendin fqinj, moti i keq në Itali pritet të lëvizë ngadalë në lindje me fenomene të forta lokale nga mesdita e së mërkurës, 6 Tetor deri në fund të javës. Bazuar te harta meteorologjike e lëvizjes së stuhisë, reshjet do të prekin një pjesë të konsiderueshme të territorit tonë dhe veriun e Greqisë. Reshjet pritet që të zgjasin deri në datë 8 tetor.
Loading...