11-vjeçari shpëton familjen nga mjerimi dhe varfëria/ Njihuni me 11-vjeçarin, nga i pastrehë në kampion shahu

Njihuni me 11-vjeçarin afrikan, i cili kaq i vogël, arriti që të shpëtojë familjen nga mjerimi dhe varfëria. Tanitoluëa Adeëumi, i njohur si “Tani” është një mjeshtër në shah dhe pikërisht kjo e nxorri atë dhe familjen e tij nga vuajtjet e së shkuarës.

Mediat shkruajnë se 11-vjeçari është Mjeshtër Kombëtar i Shahut në SHBA, që për pasojë bëri që ai dhe familja e tij mos të jetojnë më në një qendër të pastrehësh.

Historia e tyre në SHBA nisi në vitin 2017, kur ai u largua nga Nigeria për një jetë më të mirë, por pak ndryshoi. Ai nisi shkollën në SHBA dhe një mësues i tij e mësoi të miturin të luajë shah, gjë që e nderoi më pas. Në turneun e tij të parë të shahut, 11-vjeçari ai mori rezultatin më të ulët të çdo studenti.

Por vetëm një vit më vonë, Tani mori trofeun e kampionatit shtetëror, duke mundur 73 nga lojtarët më të mirë të Nju Jorkut. Fatmirësisht, një faqe GoFundMe e krijuar nga mësuesi i tij mblodhi mbi 250,000 dollarë, e cila ka ndihmuar që Tani dhe familja e tij të largohen nga qendra e strehimit dhe të shkojnë në një shtëpi.

Loading...