IKMT ‘z barkon’ në Jalë

IKMT vijon me aksionin e prishjes së ndërtesave pa leje, ndërsa ditën e sotme fadromat kanë shkuar në Jalë, për prishjen e një objekti të vjetër. Banorët janë konfliktuar me punonjësit e IKMT, duke kundërshtuar prishjen, me argumentin se ata ishin paraqitur për të shembur objektin pa një njoftim. Ata shprehen se pranojnë prishjen e godinës, në momentin që njoftohen 10 ditë përpara.

“Njoftimin, nuk ke njoftim, t’i duhet të më lajmrosh 10 ditë më parë dhe pastaj të vish. Prishe ndërtesën, ja ku e ke, por mua më njofto dhe hajde pas 10 ditësh. Nga sot pas 10 ditësh duhet të vini të prishni objektin“, shprehen ata.

“Para dy ditësh erdhën dhe na thanë se do të pastronin inertet dhe nuk u mjaftuan me kaq por erdhën dhe na prishën një objekt që ne e përdornim si restorant. Për objektin ne kishim fituar një gjyq, por zotërinjtë që erdhën nuk donin t’ja dinin për asgjë. Më pas na thanë se do prishnin edhe një objekt banimi.

Tani neve nuk na ka ardhur asnjë lloj njoftimi më parë. Ne kemi kontaktuar edhe më parë me bashkinë dhe na kanë thënë se nuk u ka shkaur asnjë lloj njoftimi për shembjen e këtyre objekteve.

Këta zotërinjtë na thonë që ti heqim edhe makinat që kemi lënë aty. Nëse shteti ka një informacion se ne nuk kemi fituart dicka me djersën e ballit, të vijë e të na fusë në burg. Edhe një kriminel ka të drejta para ligjit, jo më ne që jemi të rregullt dhe kemi paguar cdo lloj takse. Nuk na është dhënë asnjë lloj njoftimi më parë. Pardje kur erdhën na thanë vetëm për inerte. Ne madje i larguam vetë objektet që mos të lodheshin as këta, por për shtëpinë nuk erdhi asnjë lloj lajmërimi e asgjë.

Sipas ligjit të shtetit, edhe sikur mos të kesh letra të vjen vendimi apo njoftimi disa ditë para. Tani dua të njëjtën gjë, të më jepet njoftimi më para dhe më pas sipas ligjeve të shtetit të vazhdojë prishja, le të vijnë ta prishin. Nuk kërkojmë asgjë tjetër, vetëm zbatimin e ligjit. Këtu neve po na trajtojnë si të jemi kafshë jo njerëz”– u shpreh pronarja e objektit.

Loading...