Ardian Leka, babai i 23-vjeçares Brisilda Sadushi nëna e dy fëmijëve të mitur që humbi jetën pas një ndërhyrjeje në spital është ende në pritje të ekspertizës që zbulon shkakun e vd ekjes së saj.
Ai thotë se çështja tashmë i ka kaluar SPAK-ut.
“Jetoj në Greqi. Vëllai më tha që vajza është shtruar me urgjencë në spital. Pasdite hyri në operacion, pastaj në darkë më tha që nuk ia doli mbanë“.
Leka hedh poshtë dyshimet se e reja mund të ketë bërë abort në kushte shtëpie. Më tej, thotë se bashkëshorti i së ndjerës ishte i dhu nshëm, por nuk ka shumë informacione pasi jeton jashtë shtetit.
E reja kishte disa vite e martuar me Eduart Sadushi dhe së bashku kishin dy fëmijë.
Por, marrë dhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë. Eduarti ndodhet në burg pasi ka qëlluar në ambient publik Brisildën, pas dyshimeve se ajo e tradhtonte.