Kryetari i bashkisë Dritan Leli ka qënë në Fshatin Nartë, dhe është takuar me peshkatarët.
Filipi është rritur mes peshkatarësh dhe ka parë se si thahen vezët e qefullit që prej gjyshit të tij.
Në Nartë e njohin të gjithë sepse ngado shkon i ka duart plotë me një nga produktet më të pasura në jod, vitaminë D e omega-3 që ka peshku i shtator-tetorit.
Vurtarga, siç e quan ai, putarga, siç e njeh shqipja a bottarga, siç e kemi njohur prej zhvillimit që u ka bërë Italia, vezët e thara ngalen produkti identifikues që nartiotët vazhdojnë ta ruajnë me fanatizëm, prandaj edhe duhet promovuar, një punë që bëhet jo pa mundim.
Loading...