‘Godet’ sërish deputeti i PD: ‘Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetllëqe’

TIRANË
Një situatë të zymtë, një Lushnjë të lënë në derexhe të fundit ka përshkruar deputeti i PD-së Saimir Korreshi në seancën e sotme parlamentare.
Ai tha se spitali i Lushnjës bën vetëm synetllëqe dhe nga dy herë apandesitin, kirurgëve iu bie djersa mbi plagën e pacientit sepse nuk kanë kushte dhe qytetarët janë ata që e vuajnë.

Korreshi foli për më tej për gjendjen e shkollave po në këtë qytet, ku tha se në një shkollë elitare tualeti është me qenefit me halën.

FJALA E PLOTË
U mallëngjeva, por më pas ktheva kokën mbrapsht sepse më dërguan mesazh nga Lushnja, shiko se ti harron se fle në Lushnjë. Po i thashë dhe pikërisht mu duk gjithë kjo historia e mallëngjimeve, e këtyre arritjeve globale si fotografia që gjyshi i kërkoi nipit, i cili e bëri dhe e ndau më gjysmë kur ia tregoi se ishte veshur bukur, me xhaketë e këmishë e kollare, ndërsa nga mesi e poshtë ishte lakuriq e nuk ia tregonte dot. Kështu është dhe situata në të cilën ndodhet mjekësia shqiptare.
E fillova me mjekësinë shqiptare se nuk e kemi vetëm tek vaksina. Për hir të së vërtetës i gjithë grupi parlamentar i PD-së është pro, ka qenë pro dhe ka shprehur votën e tij pro. Por deri dje thonim çfarë vaksine të bënim, kinezen apo atë që s’e dinim se nga ishte prejardhja se ashtu është një muhabet. Në Lushnjë, por besoj dhe në rrethe të tjera, duhej miku i fortë, duhet të ndërhyje tek politikanët për të arritur të bëje Pfizer. Besoj se të gjithë e dini. Për të bërë një skaner të thonë në Lushnjë, po nuk pate mik, do katër javë, po për katër javë virusi vete vjen 2 herë në trupin e njeriut. S’punon priza, nga më absurdet, nuk ka lënë për të bërë skanerin. Po mirë more zotërinj, sa duhet të presin këta njerëz për t’u diagnostikuar. Ta kalojmë privat. Sistemi tregoi që vetëm një privat jashtë spitalit të Lushnjës hodhi poshtë gjithë mjekësinë tuaj sepse arrinte në kohë të përballonte gjithë qytetin. Ndërsa skaneri i qytetit të Lushnjës punonte me manivel, si makinat e kohës, si çdo gjë tek ju.

Loading...