Nga data 11 tetor, pasaportat e vaksinimit të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe.
Kjo është bërë me dije nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.
“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe”, shkruan ai.
Loading...