Në një deklaratë për media pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se nesër do të bëhet publik prezantimi i planit për përballimin e krizës energjetike. Ai tha se kjo krizë do e ketë kulmin deri në mesin e viti të ardhshëm, por edhe pas kalimi nuk ka gjasa që çmimi i energjisë të ulet.
Një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me qoftë me instrument financiarë , qoftë edhe me instrument të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i japim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do e bëjmë publik nesër.
Ndërkohë mund tu referohemi vetëm analizave të eksperteve dhe analizat që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme dhe është një situatë shumë e ngjashme në aspektin e goditjes së ekonomisë nga pandemia.
Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm, edhe pas përballimit të krizës çmimet nuk do kthehen aty ku ishin, po për ne është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorin tonë, sipas prioriteteve, do fillojmë nga ata që janë më nevojë dhe duke u ngjitur lartë. E vetmja rritje çmimi qe ka ndodhur bë qeverisjen tonë, ishte në 2015 kur hymë në reformën e energjisë”, tha Rama.