Lista e zezë nga policia britanike, këta janë 5 shqiptarët e shumëkërkuar

Policia angleze ka publikuar emrat e personave të shumëkërkuar, mes të cilëve janë edhe 5 shqiptarë.

I pari në këtë listë është Renato Shehu, i dënuar në vitin 2017 me 7 vite e 6 muaj burg, pasi grabiti me armë një shtëpi në zonën e Canterbury në Jug të Anglisë. Ai u la i lirë me kusht, por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Crown Court, ku do të gjykohej për grabitje dhe shitje kokaine.

I dyti është Androen Lafetaj, i cili ishte bashkëpunëtori i Shehut në grabitjen e banesës, e cila besohej se përdorej për të kultivuar kanabis. Ai është dënuar në mungesë me 14 vite burg për grabitje dhe armë mbajtje pa leje, teksa akuzohet edhe për posedim kokaine.

I treti në këtë listë është Shpëtim Rexhepi, i cili kërkohet nga policia e Dover për “thyerje të lirisë me kusht”.

Fasli Gjajxha është pjesë e kësaj liste, pasi akuzohet për krime që lidhen me emigracionin e jashtëligjshëm.
I pesti është Sidorel Deshkaj, i cili është liruar nga burgu me kusht, por ka thyer rregullat dhe duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin.

Loading...