Hapen teatrot, klubet e natës dhe sallat e sportit/ Italia heq kufizimet nga e hëna

Nga e hëna e 11 tetorit, qeveria italiane ka vendosur të lehtësojë kufizimet kundër përhapjes së koronavirusit. Zbutja e masave parashikon rihapjen e kinemave, teatrove dhe institucioneve të tjera kulturore duke përdorur 100 përqind të kapacitetit. Gjithashtu do të hapen sallat sportive dhe klubet e natës, edhe pse në kapacitet të reduktuar. Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, deklaroi se vendi po hapet falë përdorimit të kartës jeshile, ndërsa njoftoi se e gjithë Italia ka kaluar në zonën e “bardhë”. “

Tani e gjithë Italia është në zonën e bardhë, ne kemi ndërmarrë një tjetër hap përpara “por” askush nuk mund të thotë se lufta kundër virusit ka përfunduar. Nëse sot po shkojmë drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja” Autoritetet shëndetësore në Itali miratuan edhe dozën ë tretë përforcuese të vaksinës kundër Covid, për të gjithë personat mbi 60 vjeç.

Ndërkohë edhe Greqia nisi lehtësimin e masave, por për personat e vaksinuar. Ata do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm, pa përdorimin e maskës në restorante dhe klubet e natës.

Loading...