Lidhja mes modeles Egla Harxhi dhe fotografit Aleksander de Basaville, i njohur ndryshe dhe si Princi i Libofshës, është një ndër lidhjet më të komentuara të shoëbizz-it në Shqipëri.
Marrëdhënia e tyre treshe me një vajzë tjetër të quajtur Alesia ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, një marrëdhënie e cila nuk i ka shpëtuar as kritikave.
Së fundmi i ftuar në emisionin “Expuls” Princi i Libofshës ka thënë se një marrëdhënie e tillë nuk e prish familjen, përkundrazi sipas tij nëse je i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat ashtu si ti i ndjen është një sukses i madh.
“Mashtrimet dhe gjërat e rreme mund ta prishin një lidhje. Nëqoftëse ti je i drejtë dhe transparent është suksesi më i madh”, tha ai.
Egla Harxhi dhe princi i Libofshës u bënë prindër të një fëmije, të cilën e quajtën Luçifer.