Arrestohen për vjedhje të energjisë zyrtari i bashkisë

Drejtuesi i njësisë Administrative Zhepë në Skrapar Ferruzan Shallari 65-vjeç dhe një biznesmen, Ernest Shallari janë arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Policia thekson se kishte informacion se dy personat përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Grupi i policisë së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll duke konstatuar se informacioni që kishin ishte i vërtetë.

Një burim i tha “ABC”-së se drejtuesi i njësisë administrative nuk ishte hera e parë që kapej duke vjedhur energjinë elektrike.

Personi i dytë, Ernest Shallari kishte bërë një lidhje të paligjshme për pularinë që kishte në pronësi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Loading...