E rëndë/ Gjendet trupi i dekompozuar i një personi

Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur i pajetë në bjeshkët e fshatit Çajë në Kukës. Sipas policisë, bëhet fjalë për një 78-vjeçar. Eksperti mjeko-ligjor nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës dhe mendohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Zhdukja e të moshuarit ishte denoncuar në polici që prej datës 27 Shtator. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për vlerësim./tvklan.al

Loading...