Politikanët shqiptar më kanë kërkuar ndihmë për t’i hequr nga ‘Non Grata’

Profesori shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçi ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se politikanë shqiptarë i kanë kërkuar që t’i ndihmojë për t’i hequr nga “Non Grata”.

Ai u ka bërë thirrje politikanëve të deklarojnë të gjithë pasurinë, duke thënë se burgun e Reçit e ka hapur Amerika.

“Për këtë fuqi që keni ju ka kërkuar ndihmë ndonjë politikan shqiptar për të zgjidhur problemet e Shqipërisë apo për të hequr këto “Non Grata”?” e pyeti gazetari i Ora neës.

“Po. Unë i njoh të gjithë shqiptarët, që nga Berisha që e kam President, i kam marrë dhe fëmijët që i kam çuar në Itali në ’97, Ilir Metën, dhe të gjithë. Dhe po ju them sot të gjithë qeveritarëve, deklaroni pasurinë që keni vjedhur. Burgun e Reçit e ka bërë Amerika, ju pret, por s’dua që të shkojë njeri në burg.

Ne ua kemi bllokuar paratë në çdo vend në botë. Ne nuk kemi bllokuar 4 bilionë dollarët që janë në Shqipëri. Të dy partitë janë motra. Bëjnë sikur zihen por nuk është e vërtetë. Ne në Amerikë ndihemi të fyer, kur shohim një parlament që më vjen rëndë ta them, injorant” tha Pilinçi.

Loading...