Ajo është shprehur:
Është e qartë që punoj edhe për Krishtlindje. Italianët i kanë marrë rrogat dhe janë gati të shpenzojnë. Në datën 24 do të punojnë deri pasdite dhe më pas do të shkojnë për darkë për të festuar. Në 25 do të doja të pushoja, por telefonin më duhet ta mbaj hapur nëse dikush do të më marrë. Për ata që nuk kanë familje ose për ata që janë vetëm dhe duan shoqëri”.
Më tej ajo tregoi se burrat shkojnë tek ato, gjatë kohës që gratë e tyre gatuajnë për Vit të Ri.
Prostituta ka treguar:
Vigjilja është momenti kur ne kemi më shumë punë. Gratë janë në shtëpi duke gatuar ndërsa burrat gjejnë kohën për të na vizituar. Në këtë periudhë nuk kanë kërkesa të çuditshme. Burrat më shumë duan të zbrazen nga problemet që kanë në familje dhe flasin shumë për këto duke treguar mërzinë në shoqërinë e vjehrrës, vjehrrit, kushërinjve, hallave dhe tezeve në shtëpi. Gjëra të tilla.
Ulje për krishtlindje? Shpesh burrat që vijnë në këtë periudhë më bëjnë dhurata. Çokollata, panetone dhe gjëra të tilla. Vijnë edhe djem të rinj. Ndoshta marrin paratë e gjyshërve dhe vijnë ti harxhojnë me ne. A, edhe diçka. Në këtë periudhë meshkujt janë më energjikë. Ndoshta nga hanë dhe pinë më shumë.
Viti i Ri? Në 31 punohet shumë, por duhet të jesh e kujdesshme. Është një ditë e veçantë dhe gjysma janë të dehur dhe duhet të jesh e vëmendshme”